Celebrities Showbiz

Emocione të forta! I ulur në gjunjë, Bardhi i propozon Sarës për martesë!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel. Ajo zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj, por jo vetëm…

Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, teksa fillimisht në “Cherry on Top” e më pas e në rrjetet sociale çifti i “Big Brother VIP 3” ndanë ndjesitë e bukura dhe emocionet e para të pritjes së ëmbël. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij.

Kështu, Bardhi është ulur në gjunjë për t’i bërë “pyetjen e madhe” ish-Missit, ndërsa ajo sigurisht që ka thënë “PO”. “Përveç nëna e fëmijëve, kisha dashur të ishe gruaja ime përjetësisht, do të martohesh me mua?” – pyeti Bardhi i emocionuar. “Po, po, po dridhem” – tha Sara mes lotësh.