Celebrities Gossip Showbiz

Enca i bën dhe vajzat e huaja të kërcejnë me ‘Kalle’!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, para pak ditësh, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

E duket se kjo këngë është pëlqyer aq shumë, sa ‘Kalle’ ka bërë dhe një vajzë që nuk është shqiptare të kërcejë shumë provokuese nën ritmet e këngës. Këtë gjë e ka postuar vetë bukuroshja, e cila ka ftuar dhe ndjekësit e tjerë ta bëjnë virale projektin e saj duke e kërcyer në mënyrë që ajo t’i shpërndajë në rrjetet e saj sociale.

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar para disa ditësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.

Ndërkaq, Enca shpeshherë sulmohet edhe për peshën e saj, ku shumë njerëz e akuzojnë për photoshop-in që përdor në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Enca padyshim që ka diçka për të thënë. Zbuloni më shumë në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket jetës private bukuroshja ka qenë perherë shumë e rezervuar dhe në lidhje me këtë fakt u ngacmua edhe pak nga moderatoret e panelit. Sa romantike është Enca?