Botë e Çuditshme

Fat i keq do të thonim, në po të njëjtën ditë gruaja nga Teksas sulmohet nga një gjarpër dhe një skifter!

Një grua në Silsbee, Teksas, po kosiste lëndinën e saj të martën kur një gjarpër ra nga lart dhe u ul mbi të.  Por ky nuk ishte problemi i vetëm i saj, pasi, pasi gjarpri ishte duke u ndjekur nga një skifter që u hodh poshtë dhe i sulmoi të dy.

Peggy Jones rrëfeu ngjarjen e tmerrshme duke thënë se ajo ishte me traktorin e saj duke kositur oborrin e shtëpisë së saj kur një gjarpër u ul mbi të dhe u mbështoll rreth krahut të saj, duke u shtrënguar fort. Jones tha se ajo u përpoq të largonte gjarprin, por ai u mbajt më fort dhe filloi ta godiste në fytyrën e saj, duke i hedhur syzet.

Dhe teksa ajo u përpoq të tundte krahët për të larguar gjarprin, u shfaq një skifter që po përpiqej të kapte këtë të fundit. Peggy tha për mediat:

Më në fund ai mori gjarprin dhe u largua me të, dhe unë shikova poshtë dhe isha e mbuluar me gjak që më dilte nga krahu.

Bashkëshorti i Jones e dërgoi atë me urgjencë në spital, ku as mjekët nuk mund ta besonin historinë e saj. Për fatin e saj të mirë, ajo nuk kishte lëndime të rënda. Është e paqartë se çfarë lloj gjarpri ishte, por Jones tha se ajo mendon se skifteri mund ta ketë lëshuar atë mbi të.