Health & Beauty

Flini shpesh me make up?! Ja çfarë po i shkaktoni lëkurës suaj!

Ndonjëherë qëllon të jemi aq të lodhura pas një dite të gjatë sa të harrojmë të fshijmë tualetin dhe të flemë me të në fytyrë. Por kjo praktikë është shumë e dëmshme. Dermatologët shpjegojnë se kjo gjë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe syve gjithashtu.

Si ndikon në fytyrën tuaj:

Gjëja e parë që mund të vini re është numri i puçrrave në fytyrën tuaj, acarimi i lëkurës dhe plakja e parakohshme. “Gjumi me grim është me të vërtetë i keq, pasi poret tuaja do të bllokohen. Mund të rriten ndjeshëm çarjet, puçrrat, thatësia e lëkurës dhe acarimi”-thotë dermatologu Samer Jaber.

Lëkura juaj përdor gjumin si një kohë për tu rikuperuar nga streset e ndryshme gjatë ditës. Ajo gjithashtu përdor gjumin për të rigjeneruar qelizat e saj. Por, duke lënë një shtresë, ju po krijoni një pengesë për procesin e ekspozimit dhe plotësimit natyror të lëkurës suaj!

Për më tepër, make up-i ngjitet në radikalet e lira në mjedis, shpesh nga ndotja, kështu që mos pastrimi i tij u jep këtyre papastërtive të dëmshme një mundësi edhe më të madhe për të dëmtuar lëkurën tuaj. Radikalet e lira njihen se prishin kolagjenin, i cili me kalimin e kohës rezulton në vija të holla dhe plakje të parakohshme.

Sa më kujdes për lëkurën tuaj vajza!