Sport

Formula 1, gara e radhës në Hungari/Sot provat zyrtare!

Hungaria do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Sot në orën 16:00 nisin provat zyrtare për renditjen në Çmimin e Madh të Hungarisë. Ato do të mbahen në pistën Hungaroring, e gjatë 4,38 kilometra në kryeqytetin Budapest.

Gara prej 70 xhirosh do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 15:00.

Deri më tani, Max Verstappen me Red Bull ka fituar tetë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy të tilla. Kujtojmë se etapa e gjashtë e sezonit, Çmimi i Madh i Italisë në Emilia Romagna u anulua për shkak të përmbytjeve nga shirat masivë që shkaktuan dhe viktima.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

 Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 255 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 156

3. Fernando Alonso (Spanjë): 137

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 121

5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

Ekipet

1. Red Bull: 411

2. Mercedes: 203

3. Aston Martin: 181

4. Ferrari: 157

5. McLaren: 59