Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Fustani rozë ‘Pucci’ i Marilyn Monroe shitet për shumën marramendëse!

Një fustan rozë ‘Pucci’ i veshur dikur nga ikona e ndjerë e Hollivudit, Marilyn Monroe, u shit për një rekord prej 325,000 dollarësh në eventin e Julien’s Auctions. Fustani me mëngë të gjata prej mëndafshi shënoi një rekord të ri botëror për fustanin më të shtrenjtë “Pucci” të shitur në ankand.

Ankandi, i cili fitoi gjithsej 4 milionë dollarë, shfaqi një sërë artikujsh të tjerë që dikur ishin në pronësi të Monroe, duke përfshirë kostumet e filmit, grimin, veshjet e legjendës së ndjerë si dhe qindra artikuj që themeluesi i ndjerë i revistës Hefner la në pronën e tij pas vdekjes së tij në shtator të vitit 2017 në moshën 91-vjeçare.

Së fundmi një fans i vjetër i Marilyn Monroe po shpenzon 30 mijë dollarë për të bërë fushatë për Akademinë për t’i ofruar asaj një çmim për arritje të përjetshme në Oscar, duke pretenduar se talenti i saj ishte “përdhunuar” nga e gjithë industria. Artisti Michael Moebius po përpiqet që ikona e ndjerë, e cila ndërroi jetë më shumë se gjashtë dekada më parë, të vlerësohet për shërbimet e saj në film dhe argëtim. Ai ka planifikuar një shumë prej 30,000 dollarësh për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Akademisë përpara ceremonisë së këtij viti.

Michael po lufton gjithashtu që James Dean dhe Elvis Presley, të nderohen për ‘kontributet e tyre të pakrahasueshme në kinema dhe kulturë’ dhe ka nisur një peticion Change.org për të ndihmuar në mobilizimin e mbështetjes publike. “Të gjithë mendojnë se kanë një çmim “Academy Award” sepse janë emra të njohur, por nuk e kanë”,-tha ai ekskluzivisht për DailyMail.com.

“Gjithçka që ata bënë është e lidhur me të gjithë industrinë e Hollywood-it. Ata janë si perënditë e të gjithë industrisë dhe nëse mendoni për këtë, të gjithë kishin një histori të trishtuar. Ata u përdhunuan të gjithë nga e gjithë industria.”-tha ai. Michael nisi një fushatë Change.org në dhjetor për të bërë presion mbi Akademinë për të vepruar. Ky peticioni është nënshkruar mbi 56,000 herë.