Aktualitet

Gentian Zenelaj rrëfen historinë e trishtë pas humbjes së babait dhe luftës me COVID-19

Aktori dhe moderatori i famshëm Gentian Zenelaj para pak ditësh njoftoi se humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, babain. Ky i fundit u largua nga kjo botë pas një beteje të gjatë me COVID-19 që ka gjunjëzuar mbi 185 shtete dhe së fundmi ka pësuar dhe mutacion.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale, Genti rrëferu se gjatë kohës që i ati i tij ndjerë ishte duke luftuar me këtë virus, vetë ai ishte i infektuar madje ndodhej edhe nën oksigjen.

14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi, sëmundje kjo që më mori njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia më të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime! Faleminderit nga thellësia e zemrës!