Celebrities Music Showbiz

Gjithçka që duhet të dini për koncertin në ndihmë të Ukrainës!

Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Emeli Sandé janë ndër interpretuesit e parë që u shpallen për një shfaqje e cila pretendon të mbledh fonde për viktimat e luftës në Ukrainë. Gregory Porter dhe Snow Patrol janë konfirmuar gjithashtu për eventin “Concert For Ukraine”, i cili pritet zhvillohet të martën më 29 mars. Në një deklaratë, Cabello, e cila u bë e famshme si anëtare e grupit të vajzave Fifth Harmony përpara se të niste karrierën e saj solo, u tha fansave se të gjithë kanë përgjegjësi për të ndihmuar.

Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës. Ndërsa refugjatët nga Ukraina i bashkohen miliona njerëzve të tjerë të zhvendosur anembanë globit, ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Një nga nevojat më të mëdha është të marrim fonde për organizatat që mund t’u shërbejnë drejtpërdrejt këtyre komuniteteve, kështu që ne po i përqendrojmë përpjekjet tona për ta bërë këtë sa më shpejt që të mundemi.

Ndërkohë, Emeli Sande nga ana tjetër tha se po këndon jo vetëm për të gjithë popullin e pafajshëm, por edhe për ata që kanë përjetuar diskriminime raciale gjatë kërkesës për ndihmë.

Unë do të këndoj për të ndihmuar çdo qenie njerëzore të detyruar të largohet nga shtëpia e tyre dhe në solidaritet me ata që diskriminohen racialisht edhe brenda kësaj krize humanitare. Askujt nuk duhet t’i refuzohet qasja në ndihma dhe e drejta për të kaluar kufirin drejt sigurisë dhe jam e kënaqur për mundësinë për të mbështetur apelin e DEC për të ndihmuar të gjithë njerëzit, jeta e të cilëve është prekur nga konflikti.

Ndërkaq rikujtojmë për të gjithë fansat e grupit të njohur muzikor “Maneskin” se pas shtyrjes së turneut të tyre evropian ‘Loud Kids’, artistët kanë konfirmuar detajet e një turneu global ‘Loud Kids Get Louder’. Grupi i njohur i rokut kanë konfirmuar gjithashtu se shfaqjet e tyre në Rusi do të anulohen. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.