Gossip Showbiz

Gladiola dhe Jasmina nuk qenkan aspak ‘armike’, video e fundit i nxjerr zbuluar vajzat!

Në emisionin më të diskutuar të kohëve të fundit, “Për’puthen” pati një hyrje të re që mund të themi se ‘trazoi ujërat’. Ishte pikërisht konkurrentja Gladiola Zenelaj e cila me hyrjen që bëri la shumë mbresa te konkurrentët e tjerë. Ajo qëndroi e fshehur pas një dere dhe me një kërcim seksi tërhoqi vëmendjen e të gjithë djemve.

Ajo zbuloi se nga ekrani ka krijuar simpati për Geljanin, Andin dhe Muratin. Një detaj tjetër që Gladiola zbuloi ishte se ajo ka patur edhe një marrëdhënie shoqërore me konkurrenten tjetër, Jasminën por që prej 2 vitesh nuk flasin më. Nuk munguan as thumbat mes vajzave dhe ishte pikërisht Jasmina ajo që e priti me ‘këmbët e para’ duke thënë:

Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi.

Mirëpo, së fundmi vajzat janë kapur me “presh në duar”. Nëpërmjet një videoje që ka qarkulluar gjithandej duket se ato jetojnë së bashku pasi janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi.

Mos ndoshta jetojnë në një shtëpi së bashku?! Si mendoni ju?

Rikujtojmë, se në rrjete sociale është bërë virale edhe një tjetër video, ku Atdheu dhe Jasmina duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.