Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Për shkak të pjesëmarrjes së astrologes Meri Shehu këtë edicion në “BBV” që prime-n e parë, horoskopi ishte një temë bisede e cila mori shumë vëmendje dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Nuk mund të mos vihej re me hyrjen e Meri Shehut në shtëpinë e “BBV3”, vendosja e ish-siglës së famshme të horoskopit të Top Channel, me të cilën dikur zgjoheshim dhe ishte melodia e parë që dëgjonim çdo mëngjes.
Më poshtë ju tregojmë shenjat e zodiakut të secilit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri:
1.Drini Zeqo- Binjakët

2.Roza Lati- Binajkët
3.Meri Shehu- Akrepi

4. Romeo Veshaj- Virgjëresha

5.Vesa Smolica-Shigjetari

6. Sara Gjordeni- Virgjëresha

7. Egla Ceno- Dashi

8. Rike Roçi- Peshore

9. Jul Deda- Virgjëresha

10. Heide Baci- Luani

11. Gabriele Mezini -Ujori
12. Ilnisa Agolli- Peshqit

13. Ervin Gonxhi- Dashi

14. Gazmend Ujkashi- Ujori

15. Elvis Myrtaj- Luani

16. Ledjona Xheladinaj – Peshqit

17. Alfio Rrotani – Gaforre

18. Meriton Mjekiqi- Binjakët
Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.