Tech

Huawei vjen me një veçori të re në telefonat e saj!

Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e saj. Së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re. Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore.

Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe. Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet. Bëhet e ditur se ndarja e fotove përmes satelitit realizohet me anë të aplikacionit Changlian.

Rikujtojmë, se gjiganti i teknologjisë kineze, Huawei, është detyruar t’i japë përparësi inteligjencës artificiale para prodhimit të telefonave të tij premium Mate 60. Huawei përdor çipat Ascend dhe Kirin, por një garë globale për funksionalitetin e Inteligjencës Artificiale, ka shtyrë kompaninë kineze të fokusohet në krijimin e çipave me Al dhe të ndagalësojë prodhimin e telefonave Mate 60.

Kjo situatë ofron një paraqitje të rrallë të sfidave të kompanisë teksa punon për t’u rindërtuar që kur sanksionet e SHBA-së në vitin 2019 i ndërprenë qasjen në mjetet e avancuara të prodhimit të çipave. Këto sanksione nga shteti amerikan u vendosën për arsye të sigurisë kombëtare, mirëpo “gjymtuan” prodhimin e telefonave Huawei.