Celebrities Gossip Showbiz

I dhanë fund lidhjes 7-vjeçare, reagon ish-i i Mariah Carey, Bryan Tanaka!

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmas Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë.

Ndërkohë “PageSix” së fundmi ka zbuluar arsyen e ndarjes, ku thuhet se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka. “Ai dëshiron të ketë një familje. Kjo nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”- tha burimi.

Ndërkaq, së fundmi ka reaguar edhe Bryan Tanaka i cili më në fund ka konfirmuar ndarjen e tyre. 40-vjeçari, postoi një mesazh në Instagram duke njoftuar zyrtarisht se ai dhe Mariah i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas shtatë vitesh. Ai pohoi se ndarja ishte miqësore dhe shprehu mirënjohjen e tij për kohën e çmuar që kanë kaluar bashkë. Ai u shpreh se:

Vendimi ynë për të nisur shtigje të ndryshme është i ndërsjellë dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me respekt të thellë dhe një ndjenjë të madhe mirënjohjeje për kohën e çmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë.

Rikujtojmë që Mariah Carey ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer.