Bota

I nxehti afrikan, 21 vende në gjendje alarmi për motin ekstrem!

Të paktën 21 vende, që shtrihen nga Irlanda në Greqi, kanë paralajmërime për nxehtësinë të martën këtë të martë, sipas Meteoalarm.

Në këtë analizë mori pjesë edhe një integrim i shërbimeve kombëtare evropiane të motit dhe pjesë e Rrjetit të Shërbimeve Meteorologjike Evropiane.

CNN shkruan se disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën dhe Poloninë, kanë postuar nivelin e tyre më të lartë të paralajmërimeve, duke këshilluar për nxehtësinë e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Këtu është një listë e plotë e vendeve me paralajmërime të lidhura me nxehtësinë të martën:

Austria
Belgjika
Bosnjë dhe Hercegovinë
Kroacia
Republika Cech
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Irlanda
Italia
Luksemburgu
Holanda
Polonia
Portugalia
Serbisë
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Zvicra
Mbretëria e Bashkuar

Shumë vende jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën janë përballur me temperatura ekstremisht të larta.

Për shkak të këtij moti shumë shtete janë përfshirë nga zjarret masive, duke shtuar rrezikshmërinë dhe evakuimet.

Mbretëria e Bashkuar është përballur me temperaturat më të larta ndër dekada, të cilat kanë shtuar problemet shëndetësore tek qytetarët.

Një vatër tjetër zjarri ka shpërthyer në rajonin Gironde të Francës perëndimore, duke shkaktuar evakuimin e 500 personave të tjerë.

Pas një nate shumë të vështirë, drejtuesit e Nouvelle-Aquitaine dhe Gironde.shkroi treguan në në Twitter një total prej 19,300 hektarësh të djegur.

Gjithsej 37,000 njerëz janë evakuuar për shkak të tre zjarreve, sipas CNN, duke shtuar se më shumë se 2,000 zjarrfikës në terren.

Zjarri i fundit në komunën Vensac të Gironde kishte djegur 70 hektarë deri të martën në mëngjes, por deri më tani situata akoma nuk është neutralizuar.

Deri më tani situata e zjarreve po favorizohet nga thatësirat, temperaturat e larta dhe era e fortë.

Shumë zona janë ,buluar nga tymi, duke e bërë akoma më të vështirë përbvallimin e situatës.

Sipas agjencisë franceze meteorologjike Meteo-Francë, asnjë rajon nuk është nën alarmin e kuq të motit, megjithëse 73 rajone janë nën një paralajmërim portokalli.