Film & Tv Showbiz

I zbathur në rrugë, protagonisti i “Two and a Half Men”, Angus T. Jones nuk njihet më!

Angus T. Jones, aktori protagonist i “Two and a Half Men”, ka ndryshuar plotësisht që nga koha kur merrte pjesë në serialin e famshëm të viteve 2000. Sot 27-vjeç, Jones duket larg ditëve kur ishte një fëmijë i vogël që luante rolin e Jake Harper, bashkë me Charlie Sheen në rolin e xhaxhit dhe Jon Cryer në rolin e babait të tij.

Angus u fotografua në rrugët e Los Angeles-it, me një kapuç të trashë në kokë, me mjekër të gjatë dhe duke ecur zbathur. Jones bëri bujë disa vite më parë, kur tha në një intervistë për një revistë fetare se njerëzit nuk duhet ta shihnin më serialin ku ai luante sepse u “mbush kokën me gjëra të shpifura”.

“Hollywood Reporter” e citoi në atë kohë:

Nuk mund të kesh frikë Zotin dhe të shohësh një serial të tillë. Unë e di që jo. Bie ndesh me atë që na mëson Bibla.

Ndërkaq, njihuni me fotot e fundit të aktorit…

Si për ironi, Jones raportohet të ketë fituar rreth 410 mijë dollarë për një episod të xhiruar për serialin me 12 sezone dhe qindra episode. Ish ylli televiziv, i cili ka një pasuri prej 27 milion dollarësh, nuk është shfaqur në ekran që nga finalja e “Two And A Half Men” në 2015.

Jones, i cili luajti nipin e personazhit të Charlie Sheen, Charlie Harper dhe djalin e personazhit të Jon Cryer, Alan Harper, u bë ylli më i paguar i fëmijëve në televizion në vitin 2010 në moshën 17-vjeç kur kontrata e tij e re i dha 10.6 milion dollarë gjatë dy sezoneve të ardhshme. Në fund të vitit 2012, Jones zbuloi publikisht se ishte bërë një i krishterë i devotshëm, duke deklaruar se ishte pagëzuar dhe nuk donte më të dilte në shfaqje.