Celebrities Film & Tv Showbiz

Idris Elba dyfishon pasurinë e tij në vetëm një vit, ndërsa do të rikthehet si Luther për serialin e ri të Netflix!

Idris Elba ka dyfishuar në mënyrë mbresëlënëse pasurinë e tij në 11.2 milionë paund në vetëm 12 muaj duke arritur një sukses akoma më të madh në Hollywood. Elba është bërë një aktor tepër i kërkuar kohët e fundit dhe ka luajtur në një sërë ekskluzivitetesh të mëdha.

Idris, i cili festoi ditëlindjen e tij të 50-të këtë vit i dhuroi vetes një makinë të paidentifikuar prej 75,000 £, sipas dokumenteve të publikuara në Companies House. Debutimin e tij të madh ai e pati në klasiken e HBO-së “The Wire” duke luajtur rolin e tregtarit të drogës  për tre sezone në vitin 2002 dhe që atëherë fama e tij ka kapur qiellin. Gjithashtu ai u bë një emër mjaft i njohur duke luajtur si John Luther në dramën e krimit psikologjik të BBC-së “Luther”.

Së fundmi, Luther është kthyer! Seriali i shumëpritur me Idris Elba si sleuter problematik do të debutojë në Netflix vitin e ardhshëm. Që nga përfundimi i serialit me sezonin e pestë në 2019, fansat janë mbledhur dhe kanë bërë kërkesa për ta rikthyer sërish dhe mesa duket kjo ka arritur të realizohet tani me “Luther: The Fallen Sun”. Tani kemi një pamje tjetër të re në veçorinë e ardhshme. Imazhi i ri nuk jep asnjë kontekst ose detaj se çfarë do të përmbajë ky sezon, por në të shfaqet personazhi kryesor në një rrugicë, duke ecur me vendosmëri drejt rrezikut. Dizajni i prodhimit nga seria origjinale vazhdon me ndriçimin e kuq përreth dhe departamenti i kostumeve rikthen kravatën e kuqe indentifikuese të Luther-it.

Për vite, Luther ka argëtuar fansat me historitë e tij emocionuese dhe sekuencat e veprimit të mbështjellë rreth një protagonisti të trazuar dhe të thyer. Kur u mbyll seriali, fansat nuk mund ta linin të ikte, as Elba. Aktori e përshkruan detektivin e preferuar nga fansat si “të përhumbur”. Sa i përket antagonistit kryesor të filmit, Elba shpjegoi se Luther po zbulon një rast të vjetër. Kohët e fundit u përfol rreth një mundësie se Idris Elba do të luante rolin e James Bond, por aktori i njohur ka vendosur të heqë dorë nga ky rol.