Celebrities Gossip Music Showbiz

Ikona e muzikës Mary J. Blige nderohet me një super çmim nga “Billboard Music Awards 2022″!

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja e njohur Mary J. Blige do të marrë çmimin Icon në Billboard Music Awards 2022. Fituesja 10 herë e “BBMA” do të performojë gjithashtu edhe në shfaqje. BBMA-të do të transmetohet drejtpërdrejt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën, më 15 maj.

Blige është artistja e 11-të që merr çmimin Icon. Ky është një çmim i cili njeh artistë të shquar që kanë arritur përsosmëri në listat e Billboard dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e madhe të muzikës. Yjet të cilët e kanë marrë më parë si çmim kanë qenë Neil Diamond, Stevie Wonder, Prince, Jennifer Lopez, Celine Dion, Cher, Janet Jackson, Mariah Carey, Garth Brooks dhe PINK.

Ky do të jetë gjithashtu edhe çmimi i saj i 11-të i Billboard Music, duke përfshirë albumin e vitit dhe nëntë çmime për artisten R&B/hip-hop të vitit dhe për artisten femër Hot 100. Në një deklaratë ylli i muzikës është shprehur:

Karriera ime ka qenë një udhëtim kaq i jashtëzakonshëm dhe i papritur që ka përfshirë shumë kthesa në rrugë që nuk mund t’i imagjinoja kurrë si aktrimi, prodhimi, hapja e bizneseve dhe tani edhe festivali im i muzikës. 

Ndërkohë deklarata e saj ka vijuar edhe me pjesën e fitimit të çmimit ku ka treguar se:

Përmes gjithë kësaj, unë gjithmonë në një mënyrë apo në një tjetër u ktheva te dashuria ime e parë, muzika. Të njihesh në këtë mënyrë në këtë moment, me çmimin Icon në Billboard Music Awards, është një nder i jashtëzakonshëm dhe për të cilin jam vërtet e përulur.

Këngëtarja e hitit “Just Fine” i bashkohet një liste ekskluzive prej vetëm 10 muzikantësh për të marrë çmimin. Ndërkohë ne ju rikujtojmë edhe listën e plotë të artistëve që janë nominuar këtë vit dhe se cilët janë artistët që janë pretendentë për të marrë më shumë çmime.