Celebrities Showbiz

Ilir Shaqiri rikonfirmon dashurinë e tij për Emanuelën në një dasmë në bregdetin e Durrësit!

Ditën e shtunë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela. Një suprizë për gruan e tij të dashur, një dasmë tradicionale shqiptare me të ftuar special, balerinë të njohur, miq dashamirës nga Shqipëria dhe Italia. Një dasmë e rëndësishme me personalitete por edhe ish-banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Si erdhi vendimi për të bërë një dasmë të dytë që në Itali e quajnë rikonfirmim? Iliri na tregon:

Ka qenë një dëshirë prej 20 vitesh që të bëja dasmën në Shqipëri me të afërmit e mi. Është si një festë. Dasmat tona janë shumë të veçanta, siç është dhe folklori jonë. Këto gjëra nuk ndodhin tek dasmat italiane. Italianët që ishin, rreth 30 veta, artistë dhe miq të mi, nuk e prisnin këtë. Mikpritja ishte shumë e madhe aty ku dhe organizuam dasmën. E gjitha kjo lindi gjatë një rrugëtimi që po bëja me Ermalin dhe Amin dhe e kisha ëndërr që t’u prezantoja Shqipërinë familjes sime dhe vendi ku e organizuam më kishte pëlqyer shumë.

Emanuela si e mori vesh, ke thënë që do të ishte suprizë, kur ja the dhe si e priti?

Iliri: Nuk e dinte as Emanuela, as Emily sepse doja që të ishte surprizë dhe ashtu ndodhi.

Emanuela: Më habiti edhe mua sepse jam disi më e zgjuar. Ai më tha që do të kishte një festë në një televizion shqiptar dhe do të kishte shumë stilistë që kishin përzgjedhur se kush do t’i përfaqësonte. Dhe do të shkonim atje dhe do të përfaqësonim në sfilatë Amin dhe Ermalin. Nuk dyshova fare dhe erdha e veshur si nuse.

Emily: Ai më ishte thënë diçka që do t’i bënim një dhuratë mamit për ditëlindje, një unazë. Po nuk e mendoja këtë unazë. Ami më dha një kuti me unazën brenda. Shikoj banorët e “Big Brother” dhe nuk dyshova gjë, pastaj pashë gjyshërit e xhaxhallarët. Mendova shpresoj të ketë një mjek sespe nëse nuk e përballova dot unë këtë, imagjino mami (qesh).

A është bërë pishman Emanuela që nuk bëri një dasmë të madhe?

Ne u martuam para 20 vitesh dhe kemi bërë një festë shumë të vogël me pak njerëz. Iliri gjatë asaj feste më premtoi që do bënim një festë të madhe shqiptare vitin e ardhshëm. Pastaj nga 1 vit u bënë 20 vite.