Botë e Çuditshme Tech

Impakti i inteligjencës artificiale në mjedis!

Universitetet e Teksasit dhe Kolorados, në një studim të përbashkët ngrenë dyshimet për impaktin e inteligjencës artificiale mjedis dhe dëmtimin e tij. Sipas analizës ChatGPT “pi” një shishe 500 ml ujë të freskët për çdo bisedë të thjeshtë me një përdorues që përbëhet nga 20-50 pyetje. “Pirja” në rastin e inteligjencës artificiale nënkupton ujin që i nevojitet serverëve dhe procesorëve për t’i ftohur.

Nëse gjysmë litri mund të duket pak, shumëzimi me miliona ndërveprime çdo ditë mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë tablonë. Problemi në lidhje me përdorimin e teknologjisë është ngritur edhe më herë, ku sipas llogaritjeve, vetëm Google ka përdorur 12.7 miliardë litra ujë për të ftohur serverët në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021, 90% e të cilave ishte e pijshme.

Sipas vlerësimeve të analistëve të dy universiteteve të Teksasit dhe Kolorados, për të ftohur versionin 3 të modelit të ChatGPT, janë konsumuar 700,000 litra ujë, pak a shumë e njëjta sasi që nevojitet për të mbushur kullën ftohëse të një centrali bërthamore. Studiuesit e Stanfordit edhe ata të Kalifornisë dhe Kolorados po bëjnë thirrje për një transparencë më të në një kohë kur thatësira, mungesa e ujit vijojnë të shtojnë kërcënimin ndaj planetit nga viti në vit.

Të alarmuar nga rreziqet e ChatGPT, rregullatorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë po kërkojnë mënyra për të ngadalësuar nxitimin e njerëzimit në të ardhmen digjitale. ChatGPT, deri më tani regjistron mbi 1.6 miliardë vizita që nga dhjetori. Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit, paralajmëruan në fund të marsit se ChatGPT, vetëm një nga mijëra platformat e inteligjencës artificiale mund të ndihmojë kriminelët në krijimin e viruseve kompjuterike dhe madje edhe akte terroriste.