Celebrities Gossip Showbiz

“Infektohet” edhe Christina Hendricks, aktorja thuhet se po përdor ilaçin e diabetit për humbje peshe!

Aktorja e njohur Christina Hendricks ka nxitur së fundmi thashethemet se po merr një ilaç për diabetin me postimin e saj të fundit në Instagram. Bukuroshja ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet me një fustan të zi të ngushtë dhe duket me disa kilogramë më pak. Megjithatë, shumë fansa janë të bindur se pamja e saj e re është për shkak të ilaçit të njohur Ozempic, i cili i ndihmon shumë njerëzit të humbin peshë.

Edhe pse shumica ishin të mahnitur nga dukja e saj e re, të tjerët mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë në vetëm tre muaj. Megjithatë, përfaqësuesi për media i aktores nuk ka dashur t’i komentojë thashethemet. Ndërkaq, Hendricks po përgatitet të martohet me të fejuarin e saj, George Bianchini, pasi shpallën fejesën në muajin mars. Aktorja hollivudiane ka qenë e martuar me aktorin Geoffrey Arend për 10 vjet.

Ndërkaq, 5 deri në 10 kilogramë humb nëse përdor ilaçin për diabetin i quajtur “Wegovy”. Të paktën këtë pretendojnë VIP-at ndërkombëtarë si Elon Musk i cili është personazhi më i fundit i famshëm që pranon përdorimin e Wegovy, një injeksion që përdoret për kontrollin kronik të peshës te të rriturit me obezitet dhe diabet të tipit 2.

Kur u pyet nga një fans në Twitter: “Cili është sekreti yt?”, Musk u përgjigj: “Agjërim” dhe “Wegovy”. Miliarderi është i fundit që pranon se ka përdorur Wegovy, një dozë e lartë e semaglutidit të ilaçit popullor të diabetit, i cili është bërë i njohur në TikTok me të famshëm që reklamojnë përfitimet e tij të shumta.