Bota Tech

Inteligjenca artificiale ‘mashtron’ sipërmarrësin duke i zhvatur shumën e majme të parave!

Një hajdut në Kinë përdori inteligjencën artificiale për të ndryshuar pamjen dhe për t’u paraqitur si mik i një sipërmarrësi të cilit i zhvati më shumë se 600 milionë dollarë, thanë autoritetet. Viktima, i njohur vetëm me mbiemrin e tij, Guo, tha se në muajin prill mori një videotelefonatë nga një person që dukej si miku i tij.

Por, personi me të cilin foli ishte një mashtrues, “i cili përdorte teknologjinë e inteligjencës artificiale për të ndryshuar pamjen e tij”, sipas një artikulli të botuar në një gazetë të lidhur me autoritetet e Fuzhou, në lindje të vendit. Hajduti e siguroi se shokut të tij i duheshin para menjëherë për të paguar garancinë e tenderit publik. Kështu ai arriti ta bindë që t’i paguante shumën e majme nga llogaria bankare e kompanisë së tij. Sipërmarrësi u shpreh:

Gjatë videobisedës, isha i sigurt se ishte fytyra dhe zëri i një personi që e njihja dhe nuk dyshova për asgjë.

Pasi bëri pagesën, Guo-s i dërgoi një shok një mesazh, identiteti i të cilit ishte vjedhur nga hajduti. Kur ka parë reagimin e mikut të tij, i cili duket se nuk kishte dijeni për transaksionin, biznesmeni kuptoi se ishte mashtruar dhe thirri policinë.

Ky i fundit ka urdhëruar bankën që të mos paguajë paratë, por mashtruesit nuk u gjetën. Përdorimi i inteligjencës artificiale për abuzim është në rritje, veçanërisht pasi kompania amerikane OpenAI prezantoi ChatGPT në nëntor, një robot me të cilin mund të flitet dhe imiton zërin e njeriut. Ndërfaqja nuk është e disponueshme në Kinë, por ChatGPT është objekt i diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe kompanitë e mëdha kineze të teknologjisë po konkurrojnë për të zhvilluar mjete të ngjashme.