Bota

Izraeli i thotë “JO” terapive që “shërojnë” homoseksualitetin!

Izraeli ndalon terapitë që kanë patur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Urdhri i kësaj fillimjave, gjithashtu përfshin ndëshkime për ata persona që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor). Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter.

Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. Terapitë e konvertimit, nuk janë trajtime!

Në një mesazh me të cilin u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ka zgjedhur t’u thotë se “ata janë të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Dy vjet më parë ishte Gjermania që zgjodhi të miratojë një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit”. Kjo ndodhi më 2020-ën. Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara.

Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet që i përkasin të njëjtës gjini, nuk mund të martohen.