Celebrities Showbiz

Ja se për çfarë e kritikon vajza e tij, kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay…

Vajza e Gordon Ramsay, Tilly, thotë se atij i duhet një kohë shumë e gjatë për të mësuar lëvizjet e saj në TikTok. Ajo thotë se ai është një balerin i padobishëm dhe i duhet shumë kohë për të mësuar kërcimet. Konkurentja 19-vjeçare e kursit të kërcimit “Strictly Come”, e cila është ylli më i ri që merr pjesë në shfaqje, zbuloi se babai i saj gjithmonë ka dashur të mësojë si të kërcejë por ai i merr shumë kohë për ti realizuar videot në TikTokun e saj dhe shpesh bëhet e paduruar ndërsa përpiqet ta mësojë atë. Tilly thotë se Gordon e ka përgatitur atë se do të marrë kritika nga juria dhe ajo parashikon që babai i saj do të japë vlerësimin e tij për performancën e saj. Duke folur përpara shfaqjes të saj më 18 Shtator, Tilly tha:

 Babai është shumë i emocionuar që unë do të marr pjesë. Ai gjithmonë ka dashur të mësojë se si të kërcejë, por ai nuk është shumë i mirë në kërcim. Do të përpiqem ta mësoj, por jam pak e paduruar me të, sepse i duhet shumë kohë. Unë mendoj se do t’i pres mjaft mirë kritikat nga juria sepse jetoj me një nga kritikët më të ashpër në shtëpinë time, babain tim, kështu që jam mësuar me gjëra të tilla. Mendoj se familja ime do të jetë e kënaqur nga unë, babai ndoshta do të japë kritikat e tij, por gjithçka ka të bëjë me mësimin dhe ju keni nevojë për kritika për të mësuar.

Tilly pranoi se nuk është vetëm babai i saj i famshëm arsyeja që ajo duhet të dalë mirë në skenë, pasi vëllai i saj binjak Jack e përqeshi atë kur po bënte prova, gjë që i ka dhënë asaj motiv për të shkuar edhe më tej në konkurs. Ajo tha se:

 Unë zakonisht do të thoja që nuk jam shumë konkuruese, por tashmë jam mjaft ambicioze në situata të caktuara. Unë jam shumë konkuruese ndaj vëllait tim, më pëlqen ta rrah atë, sido që të mundem. Vëllai më pyeti se pse nuk mund të kërceja më mirë kur po bëja prova. Faleminderit për rritjen e besimit, ishte pikërisht ajo që më duhej.

Tilly, vijoi duke thënë se:

Do të jetë një ndryshim i madh për mua. Unë zakonisht nuk vishem me rroba me shkëlqim dhe kjo do të jetë ndryshe nga veshjet e mia të zakonshme. Nuk kam marrëdhënie të mire me takat, i kam veshur ato një herë në jetën time në festën e ditëlindjes sime të 18 -të dhe i mbajta vetëm pesë minuta. Ato ishin të dhimbshme dhe që atëherë nuk i kam veshur më kurrë. Jam përpjekur të eci nëpër shtëpi me to, por pas disa minutash këmbët më dhembnin dhe pantoflat më vinin në ndihmë.