Celebrities Gossip Showbiz

“Jam po aq seksi sa isha kur isha e re…”/Sharon Stone pohon se shumë meshkuj duan të flenë me të!

Ylli i filmave Sharon Stone ka zbuluar së fundmi në podcastin “Ladygang” se ka shumë njerëz që duan të flenë me të tani në moshën 65-vjeçare, po aq sa dhe më parë. “Mendoj se jam më seksi tani se ç’kam qenë ndonjëherë”,-tha aktorja.

Jam në të 60-at e mia. Njerëzit mendojnë se askush nuk t’i hedh sytë. E vërteta është se ka shumë njerëz që duan të flenë me mua tani, po aq sa dhe më parë. Nuk është ajo gjëja kur ti hyn në një dhomë dhe çdo djalë thotë ‘Oooo’!

Sipas aktores, fakti që nuk je aq e lehtë, sa kur ishe e re, mund t’i bëjë burrat të shmangin gratë më të mëdha në moshë.

Sepse nuk je aq e lehtë, sa kur ishe e re. Nuk është se nuk je po aq seksi. Nuk je aq e lehtë për t’u patur në shtrat, për t’u hequr qafe dhe për të ndenjur urtë. Nuk je aq e lehtë për t’u lënë. Nuk je aq e lehtë sa të jesh një shtojcë. Nuk është se nuk je po aq seksi, je më seksi.

Më herët Stone është shprehur se nuk do të ketë lidhje me askënd nën moshën 45 vjeç. Rikujtojmë, se Sharon foli së fundmi për hemorragjinë e trurit që pësoi 20 vjet më parë që gati i kushtoi jetën. Në një intervistë të re për People, ylli i kinematografisë u shpreh se:

Për një kohë të gjatë doja të pretendoja se isha mirë. Më duhen tetë orë gjumë të pandërprera që të më funksionojnë mjekimet e trurit, që të mos kem kriza. Pra, unë jam një person me aftësi të kufizuara dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më punësojnë më shpesh. Unë jam marrë me këto gjëra për 22 vitet e fundit dhe tani, mund të flas hapur për to.