Celebrities Gossip Showbiz

“Jashtë këto gjëra nuk mi thua dot në sy”, Romeo kërcënon Gracianon?

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.

Romeo i është drejtuar Gracianos duke i thënë se ‘jashtë i është lëpirë’, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Madje gjithashtu se jashtë nuk do t;ja thoshte dot këto gjëra në sy duke nënkuptuar se do të kishte frikë nga një kundërpërgjigje me dhunë nga Romeo.

Romeo: Një nga arsyet se pse mendoja unë dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote zemra

Graciano: Prandaj u fute me shumë qejf

Romeo: Jashtë këto gjëra nuk mi thua dot në sy

Graciano: Prandaj u fute? Po ti vdes

Romeo: Kaq

Graciano: Nuk ti them dot në sy? As nuk më intereson me u marrë me ty jashtë. jashtë mua ti nuk më intereson

Romeo: Jashtë nuk mi thua dot në sy. Më je lëpirë si laro jashtë

Graciano: Ai që lëpihet je ti. Nuk di as me të ardhë me lëpi, as me të bërë qejfin. Po të isha lëpirë unë, a di ku do isha sot

Romeo: Jashtë i bie ka qenë fals meqenëse hedh gjithë atë vrer këtu brenda. Më ka përqafuar, më ka thënë ‘do futemi, do bëjmë këtë…’

Graciano: Lëpirje është kjo?

E ftuar sonte në Shqipëria Live me Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë motra e Erjolës, për të folur ldhur me këtë situatë. Gjithashtu e pyetur nëse është e vërtetë, motra e saj e ka mohuar