Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Jeni duke humbur shumë kilogramë ama po shkatërroni dhëmbët me dietat që po përdorni!

Përparësitë e dietave kanë të bëjnë me humbjen e shpejtë të peshës, mirëpo pasojat e saj ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve. Problemet e tilla i ka hulumtuar Dr.Samir Patel, drejtor i Klinikës dentare në Londër. Dietat e njohura me lëngje mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe t’i dëmtojnë mishrat. Frutat dhe perimet përmbajnë nivele të larta të acideve. Këto acide i dëmtojnë dhëmbët në mënyrë të ngjashme si edhe lëngjet e gazuara.

Dietat ‘milkshake’ janë të pasura me sheqerna gjë që, natyrisht, i shkatërron dhëmbët. Dieta “5:2” nënkupton një plan të ngrënies gjatë së cilit njerëzit hanë ushqime me nivel të ulët të karbohidrateve dhe përmbajtje të lartë proteinike.

Ky regjim është shkaktar për erën e keqe të gojës. E mira është që ushqimet e shëndetshme t’i përgatitni vetë në mënyrë që të kontrolloni përmbajtjen e sheqerit, kripës dhe yndyrës. Kohët e fundit është bërë i njohur regjimi i ushqimit të papërpunuar, gjatë të cilit konsumohet ushqimi i cili nuk përpunohet termikisht. Patel thotë se:

Pavarësisht faktit se sheqeri nga frutat është natyror, kur ai mbërrin në gojë, është sikur të keni konsumuar sheqer nga çokollata. I gjithë ky sheqer i cili konsumohet vazhdimisht nëpërmjet frutave është si një bombë e kurdisur në gojën tuaj dhe për ta ndalur atë, ndonjëherë duhet të shpenzoni shuma të mëdha të parave tek dentisti.

Shumë njerëz kanë dhimbje të dhëmbëve kur janë sëmurë përpos simptomave të tjera. Kur jemi të sëmurë, trupi ynë prodhon qeliza të bardha të gjakut për të luftuar kundër baktereve ose viruseve që na prekin. Kjo gjithashtu çon në inflamacion, i cili mund të shkaktojë skuqje, ënjtje, dhimbje dhe ngrohtësi në zonën e prekur. Se ku keni dhimbje, ënjtje dhe simptoma të tjera varet nga vetë sëmundja, si dhe nga përgjigjja juaj imune. Kur keni një të ftohtë ose grip, për shembull, nuk është e pazakontë të keni dhimbje trupi.