Celebrities Film & Tv

Jennifer Aniston i thotë lamtumirë familjes së saj të “The Morning Show”!

Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, dikur motrat Green tek seriali ikonik “Friends”, bashkuan forcat si aktore dhe producente ekzekutive në “The Morning Show” që u transmetua në Apple TV+ në vitin 2019, duke krijuar shumë bujë. Finalja e sezonit të dytë të serialit transmetohet sot dhe aktorja Jennifer u emocionua shumë. Ajo ndau një mesazh prekës në Instagram, ku krahas disa fotove me pjesëtarët e stafit, ajo shkroi:

Lamtumirë familjes time të “The Morning Show”. Ne ia dolëm. U zvarritëm në vijën e finishit… dhe unë nuk mund të jem më krenare për secilin prej këtyre aktorëve të jashtëzakonshëm, një ekip që mundem vetëm ta ëndërroj. Dhe regjisorë që më mbajtën dorën në një udhëtim të gjatë emocionesh… është pak të thuhet. Faleminderit djema që jeni pjesë e udhëtimit. Kjo është finalja, zemër!

Aktorja e “Friends”, Jennifer Aniston ndau gjithashtu skenat pas shfaqjes së saj nga sezoni i dytë. Në foton e parë, Aniston shihet duke përqafuar Desean Terry, i cili luante rolin e Daniel Henderson në serialin dramatik. Aktorja postoi gjithashtu foto me kolegët e saj dhe yjet e serialit, Nestor Carbonell dhe Reese Witherspoon.

Jennifer Aniston njihet për rolin e Rachael Green në serialin shumë të njohur “Friends”. Aniston gjithashtu ka një karrierë të suksesshme në filma, pasi ka luajtur në “Cake”, “Marley & Me”, “We’re Millers”, “The Break-Up”, “Ferris Bueller”, “Burning Love”, “Along Came Polly”, etj. Aktorja e njohur shquhet edhe për humorin e saj të jashtëzakonshëm, të cilin publiku e adhuron. Ajo nuk ka paralajmëruar asnjë projekt të ardhshëm deri tani.

Rikujtojmë se, pasi Paul Rudd u emërua mashkulli më seksi i vitit 2021 në botë nga People, Jennifer Aniston ndau një rikthim të dyshes nga filmi i tyre i vitit 1998 “The Object of My Affection”. Aktorja 52-vjeçare uroi aktorin, gjithashtu 52-vjeçar, me një postim në Instagram Stories të enjten më 11 nëntor.

Kjo më bën të lumtur. Ne e kemi ditur gjithmonë këtë, por Paul Rudd është zyrtarisht mashkulli më seksi!