Celebrities Film & Tv Showbiz

Jennifer Lawrence tregon se ylli që i bëri më shumë përshtypje në xhirimet e filmit “Don’t Look Up” ishte…

Jennifer Lawrence u mahnit nga Ariana Grande sepse sipas saj këngëtarja është shumë ndryshe. Aktorja 31-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, ishte e mahnitur nga kasti i famshëm i filmit të saj të ri, “Don’t Look Up”, i cili përfshin Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill. Ajo u shpreh për “Entertainment Tonight” se:

Dua të them se, Meryl Streep është aktorja më e mirë që kam parë ndonjëherë dhe kur e shikon personalisht, kjo vetëm e konfirmon këtë. Mendoj se u godita më shumë nga Ariana Grande sepse bota jonë nuk përplaset me muzikantët dhe ajo që ajo bën është shumë e ndryshme.

Jennifer tha me shaka Ariana e kishte frymëzuar atë të punonte në albumin e saj. Kur bëhet fjalë për mëmësinë e saj, aktorja nuk e di se çfarë po pret më shumë. E pyetur se për çfarë është më e emocionuar, ajo tha se:

Nuk e di! Thjesht do të më duhet ta zbuloj.

Jennifer më parë pranoi se ishte fituese e konkursit në radio kur u takua me Ariana-n për herë të parë. Aktorja tregoi se:

Ajo nuk mund të bëjë muzikë të keqe. Që atëherë kam reflektuar për sjelljen time me Ariana Grande. Unë dola fituese e konkursit në radio. Isha aq e emocionuar dhe nervoze sa në një moment, thjesht hyra në dhomën e saj të hotelit i thashë: “A jeton këtu?” Thjesht kam menduar shumë për të kohët e fundit.

Ndërsa regjisori Adam McKay u tall me sjelljen e Jennifer-it ndaj Arianës. Ai i tha se:

Ajo nuk të pëlqeu.

Rikujtojmë se, në premierën e “Don’t Look Up” aktorja bukuroshe Jennifer Lawrence ka shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës. Nëna e ardhshme u shfaq me barkun e rrumbullakosur teksa kishte veshur një fustan të artë me shkëlqim në premierën e filmit në New York.