Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nisin gjithçka nga e para… Dyshja po kërkojnë për një banesë së bashku!

Jennifer Lopez ka treguar unazën e saj të re të fejesës nga i fejuari Ben Affleck ndërsa çifti vizitoi shtëpitë miliona dollarëshe për familjen e tyre të madhe në Los Angeles. Javën e kaluar u njoftua se këngëtarja ishte fejuar me aktorin, pasi kishin rindezur marrëdhënien e tyre vitin e kaluar pas gati dy dekadash larg.

Çifti kishte qenë më parë i fejuar nga viti 2002 deri në vitin 2004, por e anuluan dasmën dhe i dhanë fund lidhjes së tyre dhe të dy më vonë u martuan me njerëz të tjerë. Ata tani janë rikthyer së bashku dhe duket se më në fund do të martohen, me çiftin që mendohet se aktualisht janë në kërkim të një shtëpie së bashku.

Ata thuhet se kanë qenë në procesin e blerjes së një prone prej 55 milionë dollarësh në Bel-Air, megjithëse marrëveshja tani besohet se ka dështuar. Çifti i fejuar, të cilët kanë pesë fëmijë mes tyre, nga lidhjet e tyre të mëparshme, mësohet se kanë qenë duke vizituar prona të tjera në Kaliforni gjatë fundjavës.

Gazeta ka thënë se ata shikuan pronat në Beverly Hills dhe Bel-Air, me prona të tilla që thuhet se kapin vlerën e 64 milionë dollarëve dhe 72 milionë dollarëve secila. Unaza e saj e fejesës me diamant ishte shfaqur plotësisht në fotot e bëra të çiftit gjatë daljes së tyre, me shkëmbin e gjelbër magjepsës që thuhet se është jashtëzakonisht i rrallë sipas People.