Celebrities Gossip Showbiz

Një domethënie të veçantë për të, gjithçka që duhen të dini për unazën e fejesës së J.Lo!

Dyshja e njohur Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë gati të martohen! Çifti të cilët rikthyen romancën e tyre vitin e kaluar janë fejuar dhe këtë e konfirmoi për PEOPLE një përfaqësues i Lopez. Lopez ka pranuar propozimin e dytë nga Affleck dhe ishte unaza ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, edhe pse nuk dukej qartë. Unaza është 8,5 ct. dhe guri në qendër është një diamant jeshil natyral. CEO i Diamond Pro, Mike Fried tha për ‘Page Six Style’ se:

Nëse ky është me të vërtetë një diamant jeshil, atëherë unë jam i habitur. Një diamant jeshil i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do ta zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 5 milionë dollarë dhe mund të vlente më shumë se 10 milionë dollarë.

Ngjyra e gjelbër ka gjithashtu një rëndësi të madhe për këngëtaren. Lopez në një intervistë të mëparshme tha se:

Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Ndoshta mund të mbani mend një fustan të caktuar jeshil. E kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur jeshile.

Gjatë fejesës së tyre të parë në nëntor 2002, Affleck i propozoi J.Lo-së me një unazë diamanti rozë 6.1 karatësh nga Harry Winston, të cilën këngëtarja e quajti në atë kohë, gjënë më madhështore. Rikujtojmë, se moderatori i njohur Jimmy Fallon ka zbuluar së fundmi se po bashkëpunon me Jennifer në librin e tij të ardhshëm për fëmijë.

Ndërkaq, nëse nuk e dinit Lopez dhe Affleck nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e Oscars. Kjo pasi asnjë nga projektet e tyre të fundit nuk mori ndonjë nominim. Nëse do të ishin pjesë do të ishte hera e tyre e parë në ceremoninë e ‘Oscars’ që nga rindezja e marrëdhënies së tyre.