Bota Botë e Çuditshme

Ju njohim me Christine Wilson, e reja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë!

Lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se Christine Wilson ishte me fat pasi kishte goditur dy herë xhekpotin. Wilson nga Attleborough ka fituar çmimin e parë prej 1 milion dollarëve në shkurt të këtij viti. Kur e fitoi çmimin e parë, Wilson tha se fitimet e saj planifikon t’i shpenzojë për blerjen e një makine të re.

Papritur, ajo tashmë ka në plan që fitimet t’i kursejë. Bëhet e ditur se biletën e fundit amerikania e ka blerë në qytetin Mansfield ku thuhet se edhe dyqani do të marrë një bonus prej 10 mijë dollarëve për shitjen e saj. Rikujtojmë, se një burrë me vetëm 2 dollarë me vete pati super fat dhe fitoi mbi 1.3 miliardë dollarë në xhekpotin e Powerball, i teti më i madhi në historinë amerikane.

Bileta prej 2 dollarësh me gjashtë numrat e saktë rezultoi të ishte “e artë” për fituesin, pasi përpjekja e tij kishte një shans vetëm një në 292.2 milionë, që do të thotë se shuma përfundimtare shumëfishohet dhe xhekpoti është më i madh. Çmimi përafërsisht 1.3 miliardë dollarë mund të mblidhet në një shumë totale prej 608.9 milion dollarë, me opsionin e dytë që është një pagesë fillestare e ndjekur nga 29 pagesa vjetore në para.