Celebrities Gossip Showbiz

Kaq e pat dhe romanca e shkurtër e Pique, futbollisti tenton të rikthehet me Shakira-n!

Saga e vazhdueshme mes Shakira-s dhe Gerard Pique ka marrë një kthesë të re. Sipas mediave të huaja, mbrojtësi i Barcelonës thuhet se ka ndërprerë lidhjen e tij me vajzën e re 22-vjeçare, me të cilën supozohet se ka pasur një romancë dashurie. Thuhet se 35-vjeçari tashmë do që të rregullojë lidhjen e thyer me yllin e muzikës.

Pique dhe Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë 12-vjeçare muajin e kaluar pasi futbollisti u akuzua se kishte takuar një grua tjetër. Nuk dihet shumë për të, përveç se ajo është kameriere. Megjithatë, kjo bie ndesh me raportet e mëparshme se vajza është punonjëse në një nga kompanitë e Pique.

Gazetari që e ka ndjekur këtë çështje, Jordi Martin, ka thënë se arsyeja kryesore e vendimit të tij për të rregulluar lidhjet me ish-partneren e tij janë dy fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha. Dyshja mund të përfshihet në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Pique nuk dëshiron që divorci të prekë fëmijët e tyre, kjo është arsyeja pse ai dëshiron një afrim me yllin e popit. Dyshja duan të arrijnë një marrëveshje, e cila është më pak ‘traumatike’.

Pique dhe Shakira janë në mes të negociatave për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kujdestaria e fëmijëve të tyre është e vetmja pengesë. Ekonomia nuk është një problem, pasi ata të dy janë financiarisht të pavarur.

Rikujtojmë se, para pak ditësh u tha se partnerja e re e supozuar e Gerard Piques, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, është takuar me Milan dhe Sasha, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren. Kjo u zbulua nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku detajuan se të dielën e kaluar, mbrojtësi shkoi me fëmijët e tij në Kupën e Botës së Balonave.

Në event ishte edhe vajza 22-vjeçare, e cila shihej shumë pranë me fëmijët. Ata treguan gjithashtu se gruaja, e identifikuar si C, punon në kompaninë e futbollistit ‘Kosmos’. Megjithatë, ato saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Pique në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar biznesit së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.