Showbiz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Meghan Trainor ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Këtë lajm të bukur e dha vetë ajo në Instagram, duke ndarë foton e parë të bebushit të porsalindur. Trainor ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Riley.

Rikujtojmë, se në dhjetor të vitit 2018, këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë. Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids” Daryl Sabara për ditëlindjen e saj të 25-të. Dyshja u fejuan një ditë para ditëlindjes së saj në vitin 2017.