Celebrities Fashion

Këtë vit, Harry Styles zotëroi stilin e skenës!

Çdo koncert i “Love On Tour” nga këngëtari dhe kantautori i njohur anglez Harry Styles, shërbeu më shumë sesa thjesht muzikë e mrekullueshme. Koncertet janë kthyer në një sfilatë mode, ku Styles tërheq vëmendjen e të gjithëve me veshjet e tij teatrale. Në disa raste, si te “Harryween”, këngëtari madje ka vendosur një kod specifik veshjeje për fansat e tij që t’i përmbahen dhe ata e kanë bërë më së miri. Muzika, stili dhe argëtimi kanë qenë elementet kryesore të turneut të këngëtarit. Por Styles ka ruajtur stilin e skenës edhe jashtë saj.

Ndërsa Styles ka pasur gjithmonë një prirje për modën, këtë vit këngëtari e ka zotëruar me të vërtetë stilin e skenës. Në çdo performancë të tij, ai është komentuar për paraqitjet e tij skenike. Stilisti i njohur italian Alessandro Michele, krijoi veshje unike për Harry-n dhe nuk kishte se si të mos shkëlqente në turneun e tij. Styles është ngjitur në skenë me një jelek me thekë ngjyrë ari dhe pantallona në ngjyrë të zezë. Për shfaqjen e tij të Halloween-it, ai u vesh si Dorothy nga filmi ikonik “The Wizard of Oz”.

Në Grammy-t e këtij viti, Harry performoi i veshur me një kostum lëkure në ngjyrë të zezë dhe si aksesor kishte vendosur një shall ngjyrë jeshile. Gjithashtu ai u shfaq i veshur me një xhaketë me kuadrate, pantallona kadife ngjyrë kafe dhe si aksesor kishte zgjedhur të vendoste një shall në ngjyrë lejla. Të dyja veshjet e tij ishin tepër interesante.

Në “Brit Awards”, Styles riktheu stilin e viteve 1970 me një kostum ngjyrë kafe me kuadrate nga marka e njohur “Gucci” dhe si aksesor mbante një çantë të vogël dore në po të njëjtën ngjyrë. Stili i këngëtarit komentohet çdo vit, kështu që le të përgatitemi për atë që do të na sjellë Harry Styles në vitin 2022. Më poshtë, ju njohim me disa nga dukjet më të mira të Styles nga viti 2021.