Celebrities Gossip Music Showbiz

Kidda dhe Capital T vijnë me ‘magjinë’ që nuk duhet humbur!

Me ardhjen e sezonit veror, vijnë dhe hit-et muzikore. I radhës është ai mes këngëtarëve Kidda dhe Capital T dhe padiskutim do të rezultojë një sukses.

Lajmin e kanë bërë të ditur artistët në rrjetet e tyre sociale. Dy orë më parë, Capital T ka postuar një foto me shkrimin i cili ngjall interes.

Së shpejti e hapim zyrtarisht sezonin verë ’21.

Ndërkohë, një orë më parë, Kidda ka publikuar një pjesë nga videoklipi, me mbishkrimin e mëposhtëm.

Kur? When? Magji

Dukshëm kënga e dyshes do të titullohet “Magji”. Me siguri të gjithë fansat po e presin me padurim bashkëpunimin e tyre. Ky projekt muzikor, duket se do të ndiqet nga shumë hite të tjera të artsitëve shqiptar gjatë sezonit veror.