Gossip Showbiz

Kim Kardashian nuk rezistoi më gjatë, më në fund shprehet rreth ndarjes nga Kanye West!

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre 7-vjeçare. Mediat e huaja raportuan se pikërisht më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Deri më tani as Kim dhe as Kanye nuk janë pronocuar publikisht në lidhje me divorcin e tyre. Por në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka thyer heshtjen.

Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë. Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe kuptova që nuk kam ardhur deri këtu për të mos qenë e lumtur.

Rikujtojmë, se Kim është marrë në mbrojtje nga policia, pasi po përndiqet nga një burrë, që sipas saj po përpiqet t’i futet në shtëpi, pasi ka rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, prej vitesh tashmë ka patur ëndërr për t’u bërë avokate e të drejtave të njeriut, por së fundmi duket se kjo dëshirë e saj ka filluar të zbehet për shkak të pengesave të shumta që ka hasur.

Sipërmarrësja e famshme, u padit gjithashtu nga shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së saj prej 60 milion dollarësh ‘Hidden Hills’ duke e akuzuar atë për një shumëllojshmëri të sjelljeve dhe të një ambienti toksik pune.

Paditësit pretendojnë se Kardashian, mbajti 10% të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë si dhe refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit. Së fundmi në një deklaratë për “Page Six”, një përfaqësues i miliarderes foli dhe sqaroi situatën.