Celebrities Gossip Showbiz

Kishin një raport të veçantë me njëri-tjetrin, zbulohet letra e Mbretëreshës Elizabeth për Princin William!

Një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth drejtuar nipit të saj Princit William është rishfaqur së fundmi pasi u postua në llogarinë e Shtëpisë Mbretërore në Twitter. Në letrën e shkruar me dorë 25 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth ndër të tjera shkruante:

William, shpresoj që të pëlqejë fillimi i çdo dite. Gjyshja jote!

Fansat e familjes mbretërore britanike u emocionuan nga letra e monarkes së ndjerë. Disa prej tyre kanë shprehur:

Nuk e kam parë kurrë këtë më parë! Ata kishin një marrëdhënie kaq të mrekullueshme! U lë letra mbesave të mia dhe të njëjtën gjë u bëja fëmijëve të mi.

Sipas ‘Daily Mail’, vula doli në ankand në Boston në vitin 2016 pasi u shit nga një ish-punonjës i Princeshës Diana-s. Mendohet se është shitur për 1500£ dhe një zëdhënës i shtëpisë së ankandit e përshkroi atë si një shembull të rrallë të korrespondencës mbretërore britanike. Thuhet se Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të mbretëreshës Victoria të Australisë.

Letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty. Letra është shkruar nga mbretëresha në nëntor të 1986-s gjatë një vizite shtetërore në Sidney.  Së fundmi, sipas dokumentit të publikuar nga BBC, shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth ka qenë pikërisht mosha e thyer e saj.

Elizabeth II ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Dokumenti i publikuar është nënshkruar edhe nga vajza e saj, Princesha Anne. Vdekja u regjistrua në 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. Elizabeth ishte mbretëresha me kohën më të gjatë në fron në historinë britanike.