Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta vjen me një ‘kritikë’ për vëllezërit Veshaj!

Moderatorja e njohur Klea Huta mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel dhe me humor ka treguar se tashmë bashkëshortin e saj, producentin e njohur Elgit Doda ia ka marrë Romeo dhe Donaldi.

Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i  konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën.

Ndërkaq, Klea ka treguar gjithashtu për ndjesinë e takimit të parë me vjehrrën e saj.

Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja Gaforre. Shumë gjëra të ngjasme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Së fundmi me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i është përgjigjur disa nga pyetjeve të ndjekësve të saj duke zbuluar pak më shumë për veten e saj.