Lifestyle Love & Sex

Kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale!

Studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është as më shumë, as më pak se 13 minuta. Të gjithë e dinë se në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, sepse kushdo kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme. Megjithatë, në shumë studime që janë kryer në fushën e seksologjisë, pyetja “Sa duhet të zgjasë një raport seksual i kënaqshëm” ka qenë e pashmangshme.

Studiuesit kanë dashur të kuptohet se, për të pasur një marrëdhënie intime të kënaqshme, nuk duhet ndonjë rekord kohëzgjatjeje. Pra, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e një raporti. Marrëdhënia ideale seksuale duhet të zgjasë nga 7 deri në 13 minuta për të qenë e kënaqshme. Nëse e kalon këtë ‘minutazh’, mund të humbasësh vëmendjen dhe të shpërqendrohesh. Me kaq minuta mund të arrihet argëtimi, edhe pse do ishte mirë që koha të ishte edhe më e gjatë.

Pak po e sigurt, çdo hulumtim që synon të përmirësojë përvojën në shtrat është i dobishëm. Së fundmi pjesëmarrësit e një hulumtimi të fundit u pyetën se cilat gjëra i shqetësonin më shumë në shtrat, pra cilat gjëra do ta bënin seksin të keq. Besoni apo jo, gjëja më e keqe është kur dikush flet shumë në shtrat. Në 82% të rasteve, pjesëmarrësit e hulumtimit vlerësuan se kjo është gjëja më jo tërheqëse që mund të bëni gjatë marrëdhënieve seksuale. 

Ndërkaq, në shumicën e rasteve janë meshkujt ata që bëjnë lëvizjen e parë dhe prekin në mënyrë seksuale partneren e tyre por gjërat kanë ndryshuar. Gratë kanë filluar të mos kenë komplekse dhe t’ia bëjnë të ditur partnerit të tyre se janë gati për të shkuar në dhomën e gjumit. Çuditërisht, ka pasur studime që kanë sugjeruar se kur gratë janë ato që marrin iniciativën, çiftet priren të bëjnë seks edhe më shumë.