Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Kolona zanore e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” tashmë vjen edhe me videoklipin zyrtar! Publikohet “Pa Ty” nga Luiz Ejlli!

Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

“Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.

Përveç premierave, të gjithë kemi qenë mjaft kuriozë për të dëgjuar kolonën zanore të filmit, që kur kemi parë Luizin në prapaskenat e xhirimit në Korçë duke performuar në skenë. Para një muaji, artisti publikoi “Pa ty”, kolonën zanore, por ende pa një klip zyrtar. Dhe duket se pritjes i erdhi fundi! Klipi i Luizit, ku përfshihen dhe skenat gjatë filmit, u publikua sot në orën 19:00. Linku i këngës është më poshtë…