Celebrities Film & Tv Showbiz

Konfirmohen dy banorët e parë të shtëpisë së “Big Brother VIP 2”!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte pritet të fillojë gjithçka.

Jemi kaq pranë nisjes dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Zëra pranë top Channel konfirmojnë që sonte ka një opinioniste të re, teksa është konfirmuar gjithashtu se Arbër Hajdari është sërish në këtë pozicion. Kush mendoni do jetë në krah të tij? Na mbetet dhe pak për ta zbuluar…

Para pak minutash në rrjetin social Instagram në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” janë bërë të ditur dy emrat e parë të banorëve që do të hyjnë sonte në shtëpinë më të famshme në vend.

Olta Gixhari

Bukuroshja e ekranit, aktorja kaq e dashur për publikun nis sot një eventurë të re, si konkurente në shtëpinë e BBV!

Amos Zaharia

Amos Zaharia, aktor i mirënjohur, regjisor, skenarist dhe së shpejti banori më i ri në shtëpinë e Big Brother Vip!