Celebrities Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në një udhëtim fantastik në Meksikë dëshmojnë se janë familja perfekte!

Së fundmi ylli i njohur i  “Keeping Up With the Kardashian” Kourtney Kardashian, është veshur njësoj me vajzat bukuroshe të Travis Baker. Kourtney dhe bateristi i ‘Blink-182’ njoftuan fejesën e tyre muajin e kaluar. E pas kësaj ngjarjeje të bukur tashmë ata kanë filluar të udhëtojnë së bashku edhe fëmijët e tyre.

Postimi i fundit i muzikantit në rrjetin e tij social Instagram përfshinte disa fotografi të bëra gjatë udhëtimit të tij më të fundit në Meksikë me Kourtney-n dhe fëmijët e tij. Travis ka tre fëmijë, Alabama Barker 15-vjeçe, Landon Barker 18 vjeç dhe Atiana De La Hoya 22-vjeçe me ish-bashkëshorten e tij, Shanna Moakler. Fotot e tij të bukura përfshinin disa nga momentet më të bukura dhe të veçanta të Travisit me vajzat dhe djalin e tij së bashku me partneren bukuroshe Kourtney.

https://www.instagram.com/p/CWoYqMThgHy/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë edhe vajza 15-vjeçare e Travis, Alabama, së fundmi ka postuar në profilin e saj në rrjetin soial Instagram, një karusel fotografish me Kourtney-n dhe familjen e saj. Duket se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka kaluar një kohë goxha të bukur me familjen e Travis. Të treja, Atiana, Alabana dhe Kourtney u shfaqen të veshura njësoj. Në mbishkrimin e postimit ajo ka zgjedhur ta shoqërojë me një emoji me çelës, ndërsa në fotografinë e fundit shfaqet Travis Baker dhe Lando së bashku me vajzat të veshur të gjithë me xhaketa sportive në ngjyrë të zezë.

https://www.instagram.com/p/CW1rpvKvhHb/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se, të dashuruarit Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dolën së bashku për një natë filmi romantik festiv në plazh. Bukuroshja e “KUWTK” dhe partneri i saj Barker shijuan një natë nën yjet duke parë klasikun e Krishtlindjeve të vitit 1990 “Home Alone”, përpara se të shijonin edhe një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.