Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian feston 43-vjetorin!

Kourtney Kardashian është një nga anëtarët e familjes Kardashian-Jenner më të dashura dhe të komentuara. Ditën e sotme ajo feston 43-vjetorin dhe ka marrë një sërë mesazhesh të ngrohta urimi nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Kourtney është një personazh publik, e cila filloi një shfaqje me familjen e saj në vitin 2007 me titull “Keepin Up with the Kardashians”. Gjithçka rreth saj komentohet në mediat shqiptare dhe të huaja, duke nisur nga pamja e saj deri te thashethemet e shumta për jetën personale.

Kujtojmë se Koutney ka qenë në një lidhje me Scott Disick nga viti 2005 deri në 2015 dhe së bashku kanë tre fëmijë. Lidhja e tyre ka qenë e përfshirë edhe në “KUWTK”, teksa të tre shtatzanitë e saj nuk kanë mbetur pas gjithashtu.

Në janar të vitit 2021 u konfirmua se ylli ishte në një lidhje romantike me Travis Barker. Dyshja u fejua në tetor të vitit të kaluar, teksa kujtojmë se në fillim të prillit u bë viral lajmi i dasmës së tyre jozyrtare, pas Grammy Awards.

Kourtney ka guxuar shumë herë me look-un e saj, teksa nuk ka ngurruar të postojë imazhe me poza seksi, puthje pasionante me Travis, apo foto të guximshme me motrat e saj. Sot ajo feston 43-vjetorin dhe me siguri nuk kemi parë asgjë akoma nga Kourtney.