Celebrities Gossip Showbiz

Krenare për bashkëshortin e saj/Victoria Beckham reagon për herë të parë teksa Messi vjen tek ekipi Inter Miami!

Victoria Beckham ka thënë se ndihet shumë krenare për bashkëshortin e saj David Beckham pasi Lionel Messi nënshkroi kontratë deri në vitin 2025 me ekipin e Inter Miami League Soccer.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ish-anëtarja e grupit Spice Girls tha:

Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur sa krenare jam për @davidbeckham. Unë të kam parë duke punuar kaq shumë për ta bërë këtë moment realitet dhe më në fund është këtu!! Puthje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Gjatë këtij sezoni 2022/2023, Lionel Messi me siguri vërtetoi statusin e tij si lojtari më i mirë në histori, duke fituar Kupën e Botës 2022 në Katar. Pavarësisht paraqitjeve të vështira me PSG-në, shtatë here fituesi i “Topit të Artë” arriti ëndrrën e jetës së tij, duke u kurorëzuar kampion Bote.

Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami ishte bomba e pjesës së parë të merkatos. “Një operacion që filloi tre vjet më parë, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensiv, me shumë biseda me Jorgen, babanë e Leos”, shpjegon Jorge Mas, pronar i ekipit:

“Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të”, u shpreh ai për El Pais. Në lidhje me këtë transferim ka reaguar edhe vetë David Beckham.