Celebrities Showbiz

Kristina Baki zbulon emrin e ‘karameles’ së saj!

Tani të gjithë e dimë se modelja e njohur Kristina Baki është në pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë ndjenjën më të bukur, atë të të qenit nënë. Kujtojmë se këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.Baki zgjodhi disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur dhe që prej asaj dite fotot e bukura nuk kanë munguar për asnjë moment. Por jo vetëm kaq!

Para disa ditësh, Kristina ka organizuar një ‘babyshower’ që tanimë është bërë një traditë për mamatë në prag lindje, të cilat me anë të një feste me familjarët dhe miqtë organizojnë një festë mirëseardhjeje për bebin që do të vijë në jetë.

Para disa orësh, bukuroshja ka postuar ne kanalin e saj të YouTube, vlogun e ‘babyshower-it’ ku gjithashtu na ka treguar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushen që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Kristina na ka treguar se ishte një nga vendimet më të vështira që kishte marrë deri tani në jetën e saj. Vajza e saj do të quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.

Para disa ditësh, Kristina magjepsi me një tjetër foto gjatë shtatzanisë së saj. Bukuroshja nuk mund të kishte shkëlqer më shumë se kaq në fotosesionin me fustan të verdhë teksa pozonte në një vaskë.