Bota

Kthehet në problematike mbipopullimi i alpinistëve në malin Everest, 11 vdekje janë regjistruar brenda këtij viti!

Mbipopullimi i alpinistëve në Everest po fillon të lërë pasoja tragjike në malin më të lartë të planetit. Sipas blogut të Alan Arnette, në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 11 vdekje në Everest, shifra që tejkalojnë vdekjet në vitin 2021 me 3 vdekje dhe në vitin 2022 me 5 vdekje. Vetëm në tre raste është tejkaluar numri i 11 vdekjeve në Everest.

Në vitin 1996, kur vdiqën 12 persona, në vitin 2015, kur 14 persona humbën jetën nga tërmetet që tronditën Nepalin dhe në vitin 2014, kur 17 persona humbën jetën për shkak të një orteku. Në vitin 2019, një foto që tregonte radhën për në majën e Everestit u bë virale. Më shumë se 200 alpinistë po i drejtoheshin majës së tij, duke krijuar trafik. Në këtë mënyrë, ata u detyruan që të prisnin në lartësi shumë të madhe duke rrezikuar ngrirjen.

Rikujtojmë, se alpinisti nepalez Kami Rita Sherpa arriti së fundmi majën e Malit Everest për herë të 27-të dhe kështu vendosi një rekord të ri. “Ai arriti me sukses majën këtë mëngjes si udhërrëfyes i një alpinisti vietnamez,”-tha për AFP organizatori i ekspeditës së tij Mingma Sherpa. Ai shtoi se të dy arritën në samit në orën 8:30 të mëngjesit.

Ndërkaq, një ish-ushtar gurkha i ushtrisë britanike i cili kishte humbur të dyja këmbët teksa shërbente në Afganistan, është bërë personi i parë me 2 këmbë të amputuara mbi gjunjë i cili ka ngjitur Malin Everest. Hari Budha Magar përfundoi ngjitjen rraskapitëse 70 vjet pasi Sir Edmund Hillary dhe Sherpa Tenzing Norgay u bënë alpinistët e parë që e vizituan Everestin.

Sjellim në vëmendje se një mace e egër e pakapshme është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët në malin Everest. Macet e Pallas, siç quhen, kanë krijuar shtëpinë e tyre në një nga majat më të larta në botë. Kjo specie e rrallë, e përshtatur me kushtet e ftohta të Azisë, mund të mos jetë aq e famshme sa luani apo tigri. Është në madhësinë e një maceje të vogël të zbutur, me veshë të rrumbullakosur, një trup të fortë dhe një shprehje të përhershme të mërzitshme.