Celebrities Film & Tv

Lady Gaga tregon detaje të reja në lidhje me rolin e saj si Patrizia Reggiani!

Së fundmi artistja me famë botërore Lady Gaga ka treguar se i është dashur një punë shumë e madhe pë rolin e saj në filmin e “House of Gucci”. Këngëtarja ka treguar se ka qenë shumë e angazhuar dhe se ka punuar shumë për pjesën e përshtatjes së saj me theksin italian.

Gjatë një interviste në “The Late Show with Stephen Colbert”, ylli ka shpjeguar arsyen se pse ajo angazhohet për aktrim metodik, veçanërisht në rastin aktual në rolin e saj tek ‘House of Gucci’ si Patrizia Reggiani, e cila në jetën reale komplotoi vrasjen e ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci, një rol i luajtur nga Adam Driver.

Ka një lloj ideje rreth metodës së të vepruarit që është e çmendur dhe ne jemi të çmendur gjithashtu. Por unë mendoj se për ne që angazhohemi për aktrim metodik, ka diçka që thjesht po i përkushtohemi plotësisht artit në një nivel shumë të lartë. E ndjej kur këndoj, e ndjej kur bëj muzikë dhe e ndjej kur aktroj.

Gaga më pas u ndal edhe tek theksi i saj italian për ‘House of Gucci’, duke i thënë Colbert se:

Ishte e lehtë për mua të qëndroja në karakter gjatë gjithë kohës. Ashtu si të kënduarit, si një instrument muzikor më lejoi të ndihesha rehat me të folurin në një mënyrë që do të ishte shumë e natyrshme për mua.

Rikujtojmë gjithashtu se Gaga tha se kishte të njëjtën qasje me muzikën dhe se e sheh artin e saj si një fëmijë. 36-vjeçarja ka treguar se ajo u angazhua plotësisht gjatë aktrimit në rolin e saj.

Doja vërtet të bëja një punë të mirë dhe të qëndroja në karakter, gjë që për mua ishte thelbësore.