Auto & Moto

Lamborghini e konfimon, ja kur pritet të mbërrijë makina e parë elektrike e markës së famshme italiane!

Makina e parë elektrike e prodhimit të Lamborghini do të mbërrijë në vitin 2028 dhe lançimi i saj do të bëhet i mundur me teknologjinë e Grupit Volkswagen. Drejtori ekzekutiv i markës, Stephan Winkleman përsëriti se nuk do të zëvendësojë asnjë linjë modeli aktual, diçka që Lamborghini e konfirmoi më parë. Ai e përshkroi atë si një “model të katërt që do të jetë më i përdorshëm çdo ditë. Kjo do të thotë një makinë 2+2, me dy dyer me më shumë largësi nga toka”.

Winkleman foli gjithashtu për ndërtimin e makinës me ndihmën e “sinergjive të Grupit Volkswagen siç kishim tashmë me Urus”, që mund të nënkuptojë se makina në fjalë do të përdorë SSP të Grupit (Scalable Systems Platform), e cila është aktualisht në zhvillim. Ndërkohë, kur Auto Express bisedoi me Rouven Mohr, shefi teknik i Lamborghini në prezantimin e fundit të Urus Performante, ai shpjegoi disa nga përfitimet që do të sjellë makina e parë elektrike e Lamborghini.

Disa nga shtyllat tona kryesore nga pikëpamja teknologjike përshtaten në mënyrë të përkryer me botën elektrike nëse flasim për integrimin e funksionit të fibrave karbonit dhe integrimin e baterisë si një pjesë strukturore. Kjo është diçka që ju lejon shumë më tepër shkallë lirie nga perspektiva e dizajnit në kuptimin e aerodinamikës.

Lamborghini do të shpenzojë 1.8 miliard euro për një strategji katërvjeçare elektrifikimi, e cila shumë kohë përpara lançimit të makinës elektrike do të sjellë një zëvendësim hibrid për Aventador që do të arrijë në fillim të vitit 2023, një pasardhës hibrid plug-in Huracan në fund të 2024 dhe një hibrid plug-in Urus SUV në të njëjtin vit, duke përfunduar elektrifikimin e plotë të linjës.

Rikujtojmë, se Lamborghini dhe Ducati, dy marka italiane shumë të famshme në prodhimin e makinave dhe motorëve, u bashkuan për të sjellë atë që është quajtur Ducati Streetfighter V4 Lamborghini. Motori fantastik ka një pamje të jashtme të frymëzuar nga Huracan STO dhe u prezantua në Çmimin e Madh të San Marinos, në MotoGP.