Celebrities Gossip Showbiz

Largohet nga shtëpia banori më pak i preferuar, ja cilin vendosi publiku!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e sotme një televotim është hapur për banorin më të pëlqyer dhe më pak të pëlqyer, ku ky i fundit do të eleminohet nga shtëpia. Publiku ka vendosur që banori më pak i preferuar dhe që lë sot shtëpinë është Dea

Zgjedhja e Gracianos, i cili pasi hapi Kutinë e Pandorës, çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, ishte temë kryesore e debateve mes banorëve gjatë këtyre ditëve në shtëpi. Mes tyre njëri do të largohet sonte nga shtëpia. Televotimi është mbyllur dhe vetëm pak më parë është zbuluar se mes tyre i pari që i ka shpëtuar eleminimit është Romeo. Ama mes Elvisit dhe Heidit, Elvisi lë shtëpinë e “Big Brother VIP”.