Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Ledjana dhe Mevlani përsëri bashkë?!

Një nga çiftet më të komentuara të këtij sezoni në “Për’puthen”, kanë qenë pa diskutim Mevlani dhe Ledjana. Dyshja u medua se do të ishin çift për shumë gjatë, pas gjesteve romantike e fjalëve të ëmbla, që kanë shkëmbyer.

Mirëpo, ata i dhanë fund marrëdhënies e tyre, duke thyer kështu zemrat e fansave. Në një kohë, kur mendohej se dyshja nuk do të bëhej më bashkë, Mevlani dhe Ledjana befasojnë.

Disa story dëshmojnë se ata kanë qenë në prani të njëri-tjetrit. Ata ndodheshin në të njejtin vend, por megjithatë duket se nuk janë takuar. Kujtojmë, se “Për’puthen” është duke bërë një tur për të takuar fansat, dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht aty.

Dyshja nuk kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale. Por megjithatë, të gjithë fansat e çiftit shpresojnë për një ribashkim të mundshëm të tyre.