Celebrities Gossip Showbiz

Ledjana “plas bombën” për Mevlanin… çfarë po ndodh mes tyre vallë?

Pas bujës që bëri deklarata e Mevlanit, ku thonte se Ledjana i ka bërë bllok në rrjete sociale, pasi e pa duke kërcyer me Antonelën, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kësaj të fundit. Ledjana ka postuar disa Instastory ku ka treguar anën e saj të historisë dhe ka “çjerrur maskën” e Mevlanit.

Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri. E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…

 

Pas këtyre fjalëve, Ledjana “plas bombën”, duke treguar se kënga e cila u dedikua për të, në fakt nuk është e Mevlanit, por e marrë nga diku tjetër.

Mevlani dhe Ledjana dolën së bashku nga Për’puthen, por menjëherë pas largimit të tyre ata u ndanë. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por duket se gjërat nuk janë mbyllur mirë.